Jugu i Shqipërisë u përfshi nga një stuhi e fuqishme në orët e natës me reshje të shumta dhe erë të fortë.
Raportohet se ka pasur dëme materiale në disa zona, e në disa të tjera mungon energjia elektrike.
Si rezultat i shiut të shoqëruar me erëra të fuqishme rreth orës 00.30, në Përmet është dëmtuar pasarela në një gjatësi rreth 60 m duke shkatërruar shtresën prej druri të pasareles si dhe dëmtimin e tubacionit të ujit të pijshëm të fshatit Kaludh. Pasarela lidh fshatin e Ri me fshatin e vjetër të Kaludhit. Aktualisht është e pa kalueshme për njerëzit dhe kafshët.
Për ngjarjen, janë njoftuar autoritetet e Bashkisë të cilët do marrin masat për rivendosjen e gjendjes.
Ne bashkine Tepelene mungon energjia elektrike dhe Kurvelesh.
Ne bashkine Memaliaj mungon energjia elektrike ne Njesine Administrative, Lopes, Qesarat, Luftinje, Buz,Krahes.
Ne bashkine Dropull po punojne per hapjen e rrugeve nga pemet e rrezuar.
Deme janë regjistruar edhe ne vreshtari.
Ne disa fshatra mungon energjia elektrike. Ne bashkine e Libohoves pati rrezime te pemëve por rruget jane te kalueshme.
