Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për njërin prej personave të arrestuar si organizatorë të sulmit ndaj hotelit në Tushemisht të Pogradecit.
Në burg është lënë i arrestuari Anterio Kaloshi. Ky i fundit u arrestua pak ditë më parë, pasi dyshohet të jetë ekzekutori i ngjarjes së rëndë që tronditi Tushemishtin.
Një ditë më parë, gjykata ka lënë në burg një tjetër të arrestuar si organizator të kësaj ngjarjeje, shtetasin lir Berberi.
