Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sulmohet autobusi nga Kosova në Serbi/ Reagon Prishtina zyrtare!

23:31 / January 9, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
liza gashi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një autobus me emigrantë nga Kosova është sulmuar me gurë teksa kalonte në Serbi. Autobusi ishte nisur nga Peja në drejtim të Dortmundit në Gjermani. Ngjarja ngjalli reagimin e menjëhershëm të Prishtinës zyrtare.

Zv/Ministrja e Jashtme Liza Gashi e akuzoi presidentin serb Aleksandar Vuçiq se po nxit dhunën ndaj shqiptarëve.

”Një autobus i mbushur me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova për në Gjermani është sulmuar me gurë teksa kalonte nëpër Serbi. Fatmirësisht, askush nuk është lënduar. Megjithatë, ne jemi shumë të shqetësuar nga sulmi dhe dënojmë motivet pas këtij agresioni”, thuhet në reagimin e saj.

Zyrtarja e lartë shton se Kosova kundërshton çdo kërcënim me bazë etnike.

“Republika e Kosovës është kundër çdo kërcënimi me bazë etnike ndaj qytetarëve dhe mërgimtarëve të saj. Është e qartë se regjimi i Aleksandar Vuçiçit dhe nxitja e tij për agresion ndaj shqiptarëve të Kosovës është ende në funksion me pasoja potencialisht të mëdha”, vazhdon mesazhi.

Sulmi ndodhi mbrëmjen e së shtunës, por fatmirësisht në mesin e pasagjerëve të autobusit nuk pati të lënduar.

autobusi serbi sulm
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.