Agron Llakaj ka reaguar ashpër ndaj formatit “Aventurierët”. Nga ana tjetër, këta të fundit janë përgjigjur me anë të një postimi në Instagram.
“Ja si e vlerëson ‘Aventurierët’ mjeshtri i madh i humorit, Agron Llakaj, i cili akoma vajton dashurinë e tij platonik me Top Channel. Fakti që je ulur e ke shkruar gjithë këtë ligjëratë z.Llakaj do të thotë se paske ndjerë rënien e audiencës në mëhallën tënde.
Të ishte shprehur kështu një akademik i rritur mes librash, deri diku do ta kuptonim duke konsideruar shijen e tij të hollë e klasike dhe papajtueshmërinë me të folurit lirshëm e në zhargon”, shkruhet ndër të tjera në postimin e “Aventurierët”.
Në shkrim gjithashtu theksohet se falë prezencës së Llakaj në ekran, brezi i 20-vjecarëve të sotëm “filluan të bëlbëzonin fjalë të thjeshta banale”. Ndër të tjera, në postim sqarohet se formati transmetohet me të gjitha rregullat e censurimit dhe në orar të përshtatshëm