Të martën kombëtarja shqiptare zhvilloi seancën e radhës stërvitore, dhe supriza në fushë është Armando Broja. Teksa nën urdhrat e trajnerit Edy Reja dhe stafit të tij kanë qenë të gjithë lojtarët e ftuar për dy sfidat e Ligës së Kombeve. Ekipi ka zhvilluar një seancë të plotë të kombinuar mes ushtrimeve fizike dhe atyre taktike.
Në këtë seancë me grupin nuk është stërvitur Myrto Uzuni, i cili ka vijuar me një nga trajnerët e përgatitjes atletike një seancë veçmas duke vijuar rekuperimin nga dëmtimi.
Pjesë e grupit ka qenë sërish sulmuesi i ri Eljon Toçi. Kuqezinjtë do të vazhdojnë përgatitjet ne Durrës deri të premten, kur do të nisen për në Tel Aviv.
Atje përfaqësuesja shqiptare do të zhvillojë seancën stërvitore zyrtare në stadiumin ku të shtunën në mbrëmje do të luhet edhe ndeshja vendimtare e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit.
