Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Sylvinho “barazon” Andorrën me Anglinë

18:01 / November 12, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1762966047xsylvinho 836
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria do të luajë nesër kundër Andorrës dhe në konferencën për shtyp para ndeshjes trajneri i Kombëtares, Sylvinho deklaroi se kuqezinjtë do të paraqiten në fushë njësoj si në ndeshjen e parë të këtyre kualifikueseve, atë ndaj Anglisë.

Kur u pyet nëse do shohim një Shqipëri sulmuese që në fillim, apo do mundohemi të kontrollojmë kundërshtarin, Sylvinho u përgjigj: “Nesër ekipi ynë do jetë i njëjti që nisi kualifikueset kundër Anglisë. I njëjti shpirt, i njëjti ekip si është ndërtuar. Ne do jemi i njëjti ekip. Është e vërtetë, që mund të ketë ndryshim me një sulmues apo mesfushor tjetër, por ekipi i njëjtë, ndryshimet janë sipas ekipit me të cilit përballemi. Nesër na duhet fitorja. Ky është raundi i tretë për ne që jemi të detyruar për fitoren, që nga Letonia. Jemi ekip që pësojmë pak. Po ia dalim mirë deri tani, por ekipi është i njëjtë, nuk ndryshon. Kemi qetësinë dhe ekuilibrin”.

Nga ana tjetër tranjeri shtoi edhe se Andorra është ekip që lufton për çdo centimetër në fushë, është ekip që ata shpresojnë të fitojmë ndaj tij. ‘‘Më pyetët dhe them se është e vështirë. Kur flasim për ne, po rritemi si federatë, të gjithë po rriten dhe rezultatet janë Europiani, rruga e Botërorit. Është normal, diferenca është gjithnjë e më e vogël. Por më kryesorja është që futbolli është pasion.

Themi që në një ndeshje mund të ndodhë gjithçka. Gjithmonë kur luan jashtë është pak më e vështirë, ka një faktor që të ndikon. Padyshim afrohet Botërori, për ne në fakt afrohet play-off. E dimë që është një hap shumë i vështirë, është një situatë shumë e mirë, nuk ka ndodhur kurrë më parë që ky ekip të shkojë në ndeshjet e fundit në gjendje të shkojmë në play-off të Botërorit. Tani duam ta shfrytëzojmë, nëse bëjmë një ndeshje të mirë ndaj Andorrës, mund të ndodhë”, shtoi Sylvinho.

Sylvinho Trajneri i Kombëtares
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026

Lionel Messi “si vera”, shënon tre gola, Inter Miami fiton 7-1 kundër Montreal

11:26 / August 30, 2026

Zyrtare/ Kristjan Asllani lë Interin dhe transferohet në Emirate, shqiptari prezantohet te Al Jazira me fanellën “23”

16:13 / August 29, 2026

Chelsea përgatitet për lamtumirën e Enzo Fernandez, Blutë bëjnë gati paratë për zëvendësuesin e argjentinasit

18:54 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.