Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Sylvinho flet për atmosferën në skuadër, vendin e parë në grup dhe kualifikimin për në Euro 2024

12:08 / November 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sylvinho
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga atmosfera pozitive në skuadër, te vendi i parë në grup apo dhe kualifikimi për në Euro 2024. Kështu e përkufizon UEFA, rrugëtimin e Sylvinho-s me kombëtaren shqiptare. Qeveria e futbollit europian i ka dedikuar një reportazh special djemve kuqezi dhe veçanërisht trajnerit të skuadrës brazilianit. Edhe pse është vetëm një hap larg kualifikimit, tekniku tregohet modest kur thotë se ka dhe dy finale të tjera.

“Futbollisti fillimisht duhet ta shijojnë futbollin. Kjo është detyra ime e parë, një detyrë speciale për lojtarët, por edhe për trajnerin. Futbolli ka ndryshuar shumë, por unë besoj te organizimi i skuadrës”. UEFA ka ndjekur një ditë të zakonshme nga puna e tij e përditshme. Nga diskutimet me stafin e tij, te seancat stërvitore apo dhe skemat që ai ndërton në çdo ndeshje.

“E di që të përfaqësosh një shtet hyn në zemrën e të gjithë njerëzve të atij vendi. Ti e di që ke shumë përgjegjësi për të luajtur me shpirt dhe zemër, sepse përfaqësojmë një vend. Tifozët të cilët vijnë në stadium duan ta shikojnë këtë”. Puna e tij është vlerësuar dhe nga futbollistë të kombëtares shqiptare. Një prej tyre është dhe kapiteni Elseid Hysaj. Mbrojtësi kuqezi tregoi se me ardhjen e Sylvinho, çdo gjë ka ndryshua ndërsa thekson se braziliani është ndër trajnerët e tij të preferuar.

“E ndjek, pasi është një trajner që na ka dhënë shumë dhe po na ndihmon gjithmonë. Është shumë energjik dhe na jep shumë pozitivitet si grup. Kishim shumë nevojë për këtë, pasi kemi pasur disa kohë kur nuk kishim shumë atmosferë pozitive si skuadër dhe kishim nevojë për njerëz si Sylvinho. Tani është padyshim një nga trajnerët më të preferuar të mi”, thotë Hysaj.

UEFA risjellë në vëmendje se ndeshja e të premtes është vendimtare për Shqipërisë. Kuqezinjtë që përballen me Moldavinë në Kishinau janë shumë pranë pjesëmarrjes së dytë në një turne të rëndësishëm pas Europianit të 2016 në Francë.

Sylvinho
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026

Lionel Messi “si vera”, shënon tre gola, Inter Miami fiton 7-1 kundër Montreal

11:26 / August 30, 2026

Zyrtare/ Kristjan Asllani lë Interin dhe transferohet në Emirate, shqiptari prezantohet te Al Jazira me fanellën “23”

16:13 / August 29, 2026

Chelsea përgatitet për lamtumirën e Enzo Fernandez, Blutë bëjnë gati paratë për zëvendësuesin e argjentinasit

18:54 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.