TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Meta prezanton programin e shëndetësisë, nga dyfishimi i pagave për mjekët te ilaçet falas për pensionistët

12:16 / March 31, 2023

Bota në ethet e luftës, Kina planifikon aneksimin e gjysmës së Rusisë

12:03 / March 31, 2023

Mbi 22 mijë shqiptarë morën viza 10-vjeçare për SHBA, Yuri Kim: Respektoni rregullat dhe fitoni

12:02 / March 31, 2023

Alibeaj mbledh grupin parlamentar, ja deputetët e pranishëm

12:00 / March 31, 2023

Georgina zbulon vendin më të çuditshëm ku ka bërë dashuri me Ronaldon

11:51 / March 31, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Sporti

Sylvinho: S’më intereson ku luajnë lojtarët, sekret si do i motivoj

12:52 / March 18, 20234 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Sylvinho shpalli dje listën e lojtarëve të grumbulluar në Kombëtare për ndeshjen ndaj Polonisë. Kuqezinjtë nisin eliminatoret e Euro 2024 në Varshavë përballë Polonisë (27 mars).

Trajneri brazilian do të debutojë në stolin kuqezi. Ai shpreson ta nisë me rezultat pozitiv aventurën si trajneri i Shqipërisë. Gjatë prononcimit për shtypin, ai u shpreh:

“Është nder të jem trajneri i Shqipërisë. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Falënderoj FSHF-në për mundësitë për të parë shumë lojtarë. I kemi ndjekur, i kemi takuar. Është bërë një punë e madhe prej dy muajsh.

Kemi parë rreth 240 ndeshje ku janë aktivizuar lojtarët shqiptarë. Kemi parë rreth 70 lojtarë që janë në xhiron e Kombëtares. Kam takuar shumë lojtarë gjatë gjithë kësaj kohe.

Jam shumë i lumtur edhe për kushtet. Tani jetoj në Tiranë, jam i lumtur për këtë fakt. Patëm një stërvitje edhe me Shqipërinë U17. Jemi gati për ndeshjen me Poloninë.

Po shkojmë drejt një skeme 4-3-3? Mehmeti po bën një rrugëtim të mirë në Championship. Ai është shumë i aftë teknikisht, një lojtar i fortë dhe në formë të shkëlqyer. Mund të përmirësohet akoma edhe më shumë. Asani është një sallaks, një mesfushor sulmues. Kemi shumë nevojë për një lojtar mëngjarash në fazën sulmuese. Ai ka bërë mirë në Hungari. Sot realizoi tre gola në Korenë e Jugut.

Kemi parë 240 ndeshje dhe më shumë se 70 lojtarë. Po, mund të luajmë me skemën 4-3-3, por edhe 4-2-3-1. Kemi gati tre skema të ndryshme. Do të shohim gjatë këtyre ditëve gjendjen e lojtarëve.

Mihaj, Doka, Çekiçi dhe Roshi mungojnë, pse? Sigurisht që ata mund të jenë pjesë e Kombëtares në të ardhmen. Janë lojtarë të rëndësishëm, janë në fokusin tonë, si Muçi dhe Çekiçi. Ata mund të na ndihmojnë shumë në të ardhmen. Ky është një grumbullim për ndeshjen ndaj Polonisë. Në të ardhmen mund të ftojmë edhe lojtarë të tjerë. Të gjithë janë të rëndësishëm për ne, por këto janë zgjedhjet për këtë ndeshje.

Ka edhe lojtarë si Muçolli. Ai është një sallaks që më pëlqen shumë. Ai na bën punë, do e mbaj në vëzhgim. Kam shkuar në shumë vende për të parë lojtarë. Të dy portierët i kamë takuar.

Berisha dhe Strakosha nuk kanë luajtur me ekipet e tyre. Por ata janë lojtarë të rëndësishëm dhe me eksperiencë. Janë lojtarë të fortë, do shoh nga afër gjendjen e tyre.

Kështu është puna në Kombëtare. Shohim shumë lojtarë, të gjithë janë të rëndësishëm. Të ecim përpara dhe të luftojmë për çdo pikë, në çdo fushë. Vetëm kështu mund të kualifikohemi.

Polonia është e fortë, një Kombëtare e rëndësishme. Ata janë mësuar të luajnë në Kupa Bote apo Europian. Kemi shtatë ditë për t’u përgatitur, të ikim atje me shumë dëshirë.

Të luajmë me shpirt dhe zemër, pavarësisht taktikës apo teknikës së lojtarëve. Do të luftojmë në Poloni për të marrë pikë. Ne do të luajmë shanset tonë në këtë sfidë.

Letër motivuese lojtarëve si De Biasi? Më pëlqen një gjë e tillë. Futbolli është i bukur, është e rëndësishme të kemi lojtarë që japin zemrën dhe shpirtin në fushë. Teknologjia ka avancuar. Do e bëjmë një gjë të ngjashme, kam përgatitur diçka për të motivuar më shumë lojtarët.

Jemi këtu pas dy muajsh gjatë së cilave kemi parë shumë ndeshje. Karakteristikat e lojtarëve bëhen më të dallueshme, por po presim stërvitjet për t’i parë nga afër. Mezi presim stërvitjen e parë të së hënës. Aty do të kuptojmë më shumë gjëra.

Të gjithë lojtarët duhet të ndihen të rëndësishëm me ne. Ka një ndryshim të madh me periudhën kur erdha në Shqipëri. Është bërë punë e madhe, tani i kemi idetë më të qarta. Do njihemi gradualisht me të gjithë lojtarët.

Kombëtarja është një specifikë tjetër, mungesat do të na kushtëzojnë. Por nuk dua të qahem, nga mungesat apo problematikat. Do të kemi nga 3-4 lojtarë për çdo pozicion. Rëndësi ka që të nisim nga puna, dhe të punojmë sa më shumë.

Portierët me zero minuta? Po flasim për dy portierë të rëndësishëm. Ata kanë bërë një rrugëtim të gjatë në Kombëtare. Kemi edhe lojtarë të tjerë me pak minuta. Duhet t’i vlerësojmë të gjithë, jo vetëm aspektin e minutave.

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Pioli pret krahëhapur sulmuesin e Real Madrid

10:05 / March 31, 2023

Shokohet Argjentina, kampioni i botës akuzohet për ngacmim seksual

23:38 / March 30, 2023

Shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, Tirana për rekord. Vllaznia për të tretën radhazi

11:41 / March 30, 2023

Jurgen Uldedaj, më 1 prill në ring “O2 Arena” në Londër

08:43 / March 30, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

VIDEO/ “Një kënd lojërash për moshën e tretë”, befason kryebashkiaku i Kamzës, Suli: Të lozin

11:18 / March 31, 2023

Lidhjet ruse të Kryemadhit, Taulant Balla: Kanë dalë aksionerët, janë në listën e zezë të SHBA-së

10:49 / March 31, 2023

Burri vret gruan në Itali, viktima telefonoi djalin: Babai yt po më lëndon

10:41 / March 31, 2023

Kandidati i Alibeajt në Lezhë “sulmon” Berishën: Demokratët të mos ikin te streha provokuese e PL-së

10:32 / March 31, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Meta prezanton programin e shëndetësisë, nga dyfishimi i pagave për mjekët te ilaçet falas për pensionistët

12:16 / March 31, 2023

Bota në ethet e luftës, Kina planifikon aneksimin e gjysmës së Rusisë

12:03 / March 31, 2023

Mbi 22 mijë shqiptarë morën viza 10-vjeçare për SHBA, Yuri Kim: Respektoni rregullat dhe fitoni

12:02 / March 31, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.