Shqipëria ka regjistruar 869 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit, rreth 100 më pak se dje. Po ashtu 4 pacientë kanë humbur jetën, tre nga Tirana dhe një nga Durrësi.
Më shumë raste së fundmi regjistroi kryeqyteti 292, ndjeku nga Durrësi 68, Shkodra 58, Fieri 44 e Lushnja 31.
Ndërkohë në spitale janë 175 pacientë, 33 në gjendje të rëndë. Lajmi i mirë është se plot 865 pacientë e kanë fituar betejën me COVID-19 së fundmi.
Statistika (11 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 869
Të shëruar në 24 orë 862
Të shtruar në spitale 175
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 5257
Testime totale 1,112,627
Raste pozitive 156,162
Raste të shëruara 141,038
Raste Aktive 12,585
Humbje jete 2,539
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5146
Shkodër 1555
Durrës 1064
Fier 1060
Vlorë 920
Lezhë 716
Elbasan 607
Berat 448
Korçë 288
Gjirokastër 291
Kukës 271
Dibër 219