Fenomeni 18-vjeçar i Real Madridit, Takefusa Kubo tashmë ka bërë që shokët e tij të skuadrës të duken si amator në seancat stërvitore.
Gjiganti spanjoll siguroi shërbimet e talentit japonez në këtë verë, duke nënshkruar kontratë 5-vjeçare me një pagë rreth 2 milionë euro në sezon, derisa shihet si një lojtar i Castillas.
Duke gjykuar paraqitjet e tij në seancat stërvitore, talenti i kombëtares së Japonisë mund të thuhet se e ka siguruar një vend në skuadrën e parë.
Kubo kishte qëndruar për katër vite te La Masia dhe u largua nga Barcelona pas dënimit nga FIFA për shkak të transferimit të lojtarëve në 18 vjet.
Pasi u largua në vitin 2015, ai zhvilloi karrieren e tij më shumë në Japoni ku luajti për FC Tokyon, për t’u rikthyer sërish në Spanjë, por tashmë tek mbretërit.
