Reperja shqiptare Tayna publikon herë pas here momente gjatë xhirimit të klipit të saj të ardhshëm dhe e fundit është një foto me flokët e gjatë duke pozuar para një makine “Ferrari”.
Ajo ka marrë komplimente të shumë fansave të saj ndërkohë që të tjerë e kanë komentuar se duket si Kylie Jenner e cila pozon para makinave të saj luksoze.
Tayna ka realizuar klipin e saj në Zvicër, madje mediat folën se ka thyer karantinën për të udhëtuar.
