Tashmë që ditët e izolimit morën fund, çifti më i komentuar i shoëbiz-it shqiptar, reperi Ledri Vula dhe bukuroshja Sara Hoxha, kanë vendosur të kalojnë disa ditë së bashku.
Dyshja ka udhëtuar drejt bregdetit dhe kanë shijuar sot së bashku rrezet e nxehta të diellit.
Madje, ata nuk e fshehin më njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe duket se që tani e tutje do të shohim shumë poza të dyshes.
Ishte Sara ajo që ndau në InstaStory një foto me partnerin, të cilit i qëndron nga pas.
Ledri ka kthyer kokën nga kamera, teksa sheh partneren që e fotografon dhe ky është ndër momentet e rralla së bashku që çifti ndan në rrjete sociale.

