Për të gjithë personat që vuajnë nga diabeti, është zbuluar një përbërës yndyror në avokado që forcon efektin dhe funksionimin e insulinës në organizëm.
Sipas “MedicalNeës”, avokadot janë një ndër ushqimet më të shëndetshme e me shumë vlera ushqimore.
Një studim i bërë nga universiteti “Guelph”, në Kanada ka treguar se avokado mund ta zvogëlojë dukshëm rrezikun e diabetit të tipit 2.
Personat me diabetin e tipit 2 vuajnë nga mosprodhimi i sasisë së duhur të insulinës.
Molekula yndyrore është quajtur avocatin B, ose AvoB.
Për studimin, u ushqyen minj me një dietë të lartë yndyrore për 8 javë për të promovuar trashje dhe rezistencë ndaj insulinës.
Pastaj, ekipi shtoi AvoB në dietën e gjysmës së minjve për 5 javët e ardhshme.
Në fund të 13 javëve, minjtë që kishin hyrë në AvoB kishin fituar peshë në një ritëm më të ngadaltë se sa homologët e tyre dhe ndjeshmëria e tyre ndaj insulinës ishte rritur.
Studiuesit thanë se AvoB ka punuar kundër oksidimit jo të plotë të acidit yndyror mitohondrial në muskulin skeletik dhe pankreasit, duke siguruar oksidimin e plotë të yndyrave dhe duke çuar kështu në përmirësimin e tolerancës dhe përdorimit të glukozës, duke rritur ndjeshmërinë ndaj insulinës së brejtësve.
Studiuesit i këshillojnë të gjithë e jo vetëm diabetikët që të konsumojnë sa më shumë avokado.