Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Të gjithë kanë bërë kompromise në politike, edhe Berisha”, Grida Duma thirrje demokratëve: Mos u përçani

15:11 / November 18, 20215 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Grida Duma
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetarja e PD-së, Grida Duma u bëri thirrje demokratëve për të mos u përçarë, Duma theksoi se gjëja e duhur për Partinë Demokratike është që të ketë aleatin strategjik me vete, SHBA-në.

“Shumë reflektive… Përgjatë rrugëtimit polik nuk kam dashur të bëj diferencë mes gruas dhe burrit edhe pse kjo diferencë është. Por kam dashur ë rris figurën e gruas në politikë, duke mos bërë viktimën. Si është e mundur që 10 vite të gjitha mediat që me mua ndoshta nuk kishin asgjë, por e vetmja gjë ishte që bëja betejë publike. Nuk e kam gjetur veten asnjë ditë ti ankohem dikujt dhe nuk kam thirru askënd të më ndihmojë kur e kanë bërë linçimin. Pata bindjet e mia që në momentin që dh dorëheqjen bëri gjënë e duhur si “burrë shteti”. Në 2013 PD humbi nga arroganca e njerëzve që kishte rreth e qark dhe u shfaq ditën që Berisha dhe dorëheqjen. Unë kam dalë dhe kam mbrojtur Berishën. E mbroja dhe nuk pashë asnjë nga ata që kishin qenë përkrah tij të dilte publikisht të mbronte postin që kishte marrë. E kam mbajtur ketë peshë se ka menduar që politika shqiptare është kjo që është. Sali Berisha ka detyrë ta bëjë betejën finale duke treguar se është njeri. Gjithë kasta e lidershipit politik thotë që ky popull nuk e pranon njeriun, unë nuk besoj që këta njerëz e kanë lexuar mirë popullin shqiptar. Kanë votuar një kryeministër pasi i dolën foto nudo. Ky popull megjithëse e kanë shtrydhur , e quajtën konservator ka vlerat më të bukura të jetës. Unë nuk besoj tek politika e padrinos. Është e paimagjinueshme që një njeri që ka pasur pushtet 30 vite të mbledhë në forum demokratët dhe t’i gëzohet linçimit të njerëzve. Basha o sot o kurrë duhet të ndërtojë lidershipin, sepse nuk ka më asnjë alibi që e pengon. Dualizmi me Sali Berishën e ka penguar Bashën. Gjëja e duhur për PD është të ketë aleatin strategjik me vete. Unë kam një dhimbje për demokratët dhe disa të vërteta duhen thënë sot. I bëj thirrje atyre, “Mos u përçani”, të kujtohen ato që marrin pjesë tek foltorja se në atë salla kemi qenë bashkë, Ju mendoni se nuk janë bërë kompromise? Janë bërë, ka bërë edhe Berisha…Lideri historik ka edhe një detyrë tjetër, ta lërë PD të bëhet e lirë…Njerëzve nuk i duhet folur me ulërimën, apo për ti përdorur në protesta dhe më pas i harrojnë… Basti jetës, nëse gjeni një demokrat që Grida Duma i ka marrë në telefon dhe ka thënë firmos apo mos firmos dhe e them qartë se kam përçmim për ata që i kanë marrë në telefon dhe i kanë thënë firmos. Ky është mëkati i madh që kanë bërë dhe unë nuk jam pjesë e këtij mëkati. Do marr pjesë në bërjen e një partie me vlera perëndimore dhe që di të garojë, jo të një partie që ruan klanet”, tha më tej Duma, ndërsa shtoi: Çfarëdo që të ndodhe në Kuvendin e datës 18 rezultati i kësaj do të jenë zgjedhjet. Më datë 26 prill nuk çohesha dot të dilja jashtë, jo për vete po për njerëzit. Ku ta gjeja fjalën ti thoja demokratëve qëndroni është viti i 9. Një gjë është e qartë…se nuk fituam edhe sepse nuk i kishim ndërkombëtarët me vete. Ne kemi nevojë për mbështetjen e partnerit strategjik…Ne nuk jemi SHBA…Ky dëliri që i jepet shqiptarëve se do dalim përpara Amerikës është shtrembërim i të vërtetës. Njerëzit nuk mund të vendosin mes Sali Berishës dhe SHBA… Unë dua që Berisha ta mbyllë me dinjitet betejën e tij”, tha më tej ajo.

Sa i përket aksionit të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe takimet e tij në foltore, nënkryetarja e PD u shpreh se reflektimi duhet të jetë i vërtetë.

“Unë nuk do të ndërhyja kurrë. Vlerësoj më shumë lirinë se sa njerëzit të imponohen. Sa i përket përgjegjësisë, kam thënë se ne jemi këtu sepse kjo parti është përpjekur të bëjë bashkime artificiale. Nëse kjo parti vazhdon bashkon klanet atëherë, ku janë demokratët. Të kesh kundërshtar një njeri që dikur e ke pasur në pushtet tëndin, është gjëja më e dhimbshme për demokratët. Basha ka besuar që ekulibiri e çon në bashkim, unë nuk jam e kësaj qasje. Nuk është më koha për të falur lidershipin, por për të reflektuar”, u shpreh ajo.

A ka demokraci brenda PD-së?

Duma: Nuk ka demokracinë që do të doja unë, por ka shumë demokraci.

Jeni penduar që keni mbështetur Berishën?

Duma: Absolutisht jo.

Kë po mbështesni sot?

Duma: Sot po mbështes vetëm një gjë, besimet e mia. Ajo që po bën Berisah nuk është rruga e fitores për PD. Them edhe këtë tjetrën që Basha tani duhet të bindë që kjo është rruga që forcon PD dhe i kthen borxhin demokratëve.

Besoni se do të zhvillohet Kuvendi në datën 11 dhjetor?

Duma: Mund të bëhen tubime…por është një datë zyrtare dhe kjo i qetëson të gjithë, data 18 dhe kjo i jep përgjigje çdo lloj shqetësimi. Ky është një moment i rëndësishëm për PD.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fitoi zgjedhjet në Serbi, Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve me Kosovën

19:17 / November 12, 2026

Europa i përgjigjet Rusisë: Siguria e kontinentit nuk mund të vendoset pa europianët në tryezën e negociatave

17:03 / November 12, 2026

Deri në 30% zbritje nga tatimi mbi fitimin për bizneset sponsorizuese, qeveria miraton projektligjin e ri

16:23 / November 12, 2026

Zgjedhjet vendore të 2027, PD nis përzgjedhjen e kandidatëve për bashkitë, afati i propozimeve deri më 30 nëntor

15:46 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.