Ka disa javë që është larguar nga “Për’puthen”,por Shqipe Hysenaj vijon të jetë konkurrentja më e komentuar dhe kjo jo më kot.
Të shtunën Shqipja ishte e ftuar në “Shiko kush luan”, ku ndryshe nga sa pritej nuk bëri ndonjë deklaratë të papritur.
Së fundmi ajo është pyetur nga një fanse në Instagram se si ndihet pasi të gjithë janë tallur me të në “Shiko kush luan”.
“Nqs janë tallur me mua, unë i bie të jem tallur me ju. Sikur nuk shkon.“- ka qenë kjo përgjigja e Shqipes.
Ditën e sotme ajo paralajmëroi sërish se do “nxjerrë të tjera të palara” nga emisioni, por nuk dihet se kur dhe çfarë.

