Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Të lidhur dhe dhunuar bashkë me të fejuarën, Donnarumma rrëfen tmerrin e grabitjes: Kisha frikë për Alessian

11:46 / July 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 7c3e40766b6056bb0c105cf75f0162fc
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Portieri i PSG-së, Gianluigi Donnarumma ra preh e një grabitje në Paris, teksa ai së bashku me të fejuarën Alessia Elefante u dhunuan dhe u lidhën nga të paktën katër grabitës, të cilët morën sende me vlerë rreth 500 mijë euro dhe u larguan pa lënë gjurmë.

Portieri tregon për Libero natën e frikës kur disa kriminelë (me sa duket katër, hynë nga çatia) në shtëpinë e tij që ndodhet në lagjen e tetë të Parisit, pranë Champs-Elysées, neutralizuan atë dhe partneren e tij Alessia Elefante duke i lidhur në një karrige dhe vodhën pasuri me vlerë gjysmë milioni euro.

“Të gjesh papritmas njerëz në shtëpi në tre të mëngjesit, mendoj se është ndjenja më e keqe që mund të përjetosh. Mua më neutralizuan dhe Alessia u detyrua të dorëzonte gjithçka që kishim që ishte e çmuar”, tha portieri.

Portieri i PSG-së ishte duke fjetur, teksa ishte ora tre e gjysmë e mëngjesit të së premtes kur ndodhi ngjarja.

“Unë dhe e fejuara ime u desh të largoheshim nga apartamenti për të lejuar që të kryheshin hetimet dhe qëndruam përkohësisht në një hotel. Kisha shumë frikë, por edhe më shumë ishte se diçka mund t’i ndodhte Alessias. Isha i pafuqishëm, i lidhur, nuk mund të bëja asgjë. Unë nuk flas shumë mirë frëngjisht dhe ishte e vështirë t’u shpjegoja atyre njerëzve se ku ishin të gjitha gjërat. Ishte Alessia, ende shumë e frikësuar që foli me ta. Momente vërtet të tmerrshme, veçanërisht frikë për të. Frika se mund ta lëndonin”, tha Giggio.

Veç Donnarummës, edhe Icardi, Thiago SIlva dhe Marquinhos kanë rënë preh e grbitjes në kohën kur luanin në Paris me PSG-në.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndahet nga jeta Sandro Mazzola, ikona e Interit dhe legjenda e futbollit italian

09:47 / September 19, 2026

Nga polemikat me fanellën te Lamine Yamal, rrëfehet Kylian Mbappe: Ky është viti, Topi i Artë duhet të kthehet në Bernabeu

15:58 / September 17, 2026

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.