Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Të sëmurët në Shqipëri qëndrojnë shumë më pak ditë të shtruar në spital në krahasim me rajonin dhe BE-në

08:51 / January 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pediatria qsut
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një pacient shqiptar qëndroi jo më shumë se 5.5 ditë i shtruar në spital, thuajse gjysma e ditëve të qëndrimit të të sëmurëve në vendet e rajonit dhe 2-3 ditë më pak se mesatarja e qëndrimit të një qytetari të Bashkimit Europian. Mesatarisht në Malin e Zi një i sëmurë qëndron në spital 8 deri në 9 ditë, ndërsa në Serbi ditët mesatare të qëndrimit në spital përllogariten të jenë gati 10 ditë, sipas të dhënave të tjera të Eurostat.

Bazuar nga të dhënat e INSTAT në dy vitet e fundit ditët mestarë të qëndrimit të një sëmuri kanë qenë në rritje në Shqipëri. Kështu në 2018 ditët e qëndrimit të të sëmurit u rritën në 5.5 nga 5.4 që ishin në 2017-n dhe 5.3 në 2016-n.

Në vitin 2018, numri i spitaleve publik dhe jopublik në vend është 55, nga të cilët 42 janë spitale shtetërore dhe 13 spitale private. Në spitalet shtetërore në total numërohen në të gjithë vendin 8,185 shtretër, sipas INSTAT.

Mbulimi i shërbimit spitalor publik dhe jopublik është 2 spitale për 100 mijë banorë dhe numri i shtretërve spitalorë publik dhe jopublik është 8.868 (3 shtretër për 1.000 banorë).

Ditët e qëndrimit mesatar të një pacienti janë 5,5 ditë në vit me një xhiro të shtratit 33,8 herë pacientë në vit. Shfrytëzimi i shtratit për kujdes shëndetësor gjatë vitit 2018 është 186,7 ditë, të cilat përbëjnë 51,1 % të ditëve kalendarike të këtij viti.

Në vitin 2018, të shtruar gjithsej në institucionet e shërbimit spitalor ishin 279.018, nga të cilët 34,5 % janë realizuar pranë Q.S.U.T. Ndërhyrjet kirurgjikale në vitin 2018 ishin 64.929, nga të cilat 43,2 % e tyre u realizuan në Q.S.U.T.

Sa gjatë qëndrojnë të sëmurët në spital në BE?

Në Bashkimin Europian, koha mesatare e shtrimit në spital e të sëmurëve varionte nga 4.5 ditë në Holandë, 5.3 ditë bë Bullgaro dhe 5.5 ditë në Danimarkë, në 9.1ditë në Francë, 9.6 ditë në Çeki dhe 9.8 në Hungari.

Megjithatë sipas të dhënave të Eurostat janë regjistruar më shumë paciente femra, gjatësia mesatare e qëndrimit të pacientëve meshkuj ishte në përgjithësi më e gjatë në shtetet anëtare.

Capture 40

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga Sudani në Ukrainë si “Made in Albania”/ Vengu: Kompanitë dhe kontratat kalojnë filtrat e sigurisë

22:39 / October 5, 2026

Haradinaj nga Kuvendi i bën thirrje Kurtit: Kthehu ta votojmë ligjin

21:59 / October 5, 2026

11 kg kokainë, arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë

21:19 / October 5, 2026

Protesta për Dhomat e Specializuara, qytetarët bllokojnë të gjitha hyrjet e Kuvendit  

20:19 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.