“Vij aty e të hedh në tokë ambasadën!”, ky ka qenë mesazhi i regjisores së RAI, Valentina Pizzale, e akuzuar për kërcënime ndaj Ettore Sequi, aktualisht shef i kabinetit i Di Maio, që dikur ka qenë dhe ambasador i BE-së në Shqipëri.
Por mediat italiane thonë se gruaja nuk ka qenë e besueshme gjatë marrjes në pyetje, dhe kur agjentët e kanë pyetur për këtë mesazh ajo është shprehur se “Ettore e kishte zemëruar”.
Lexo edhe- “Do të të shkatërroj”/ Kërcënon ish ambasadorin Sequi, arrestohet skenaristja e RAI
Corriere della Sera shkruan: Në këtë linjë ajo ka dërguar dhe email në Farnesina (ministria e jashtme italiane) për të diskredituar shefin e sapozgjedhur të kabintetit të ministrit Di Maio, dhe kërcënimi për ta bërë publik lidhjen e tyre të shkurtër dhe mesazhe zanore me fyerje dhe kërcënime. “Bastard, të shkatërroj! Më dhe iluzione, je një m…, do të ishte një tjetër mesazh i saj.
Por ajo pretendon të kundërtën, duke thënë se ka qenë ajo e persekutua nga diplomati. “Përveçse më persekutonte, ai ishte xheloz për mua”, ka thënë ajo duke shtuar se provë për këtë është një prenotim treni për tu kthyer në Romë nga Milano, ku ajo ishte me kolegët. “Ma dërgoi Ettore në telefon, donte që të kthehesha tek ai”.
Ndërkohë televizioni Rai është distancuar nga ngjarja, duke thënë se Valentina nuk ka qenë skenariste po e punësuar por me kontrata të përkohshme pune dhe prej janarit të këtij viti nuk kishte asnjë marrëdhënie me këtë televizion.
