Dy ditë më parë u raportua se Ronaldinho është arrestuar në Paraguai bashkë me vëllain e tij pasi udhëtonin me dokumente false.
Ata u liruan pak orë më pas, por telashet nuk kanë përfunduar këtu. Ai i është rikthyer sërish qelisë, deri në sqarimin e plotë të ngjarjes.
Lexo edhe- Ronaldinho arrestohet në Paraguai? Ja për çfarë akuzohet
39-vjeçari i cili fitoi Kupën e Botës me Brazilin në vitin 2002, u arrestua në Resort Yacht & Golf Club Paraguayo bashkë me vëllain e tij Roberto mbrëmjen e të mërkurës tha Ministria e Brendshme e Paraguajit.
Sipas “La Nacion” paasaportët u gjtën në hotel ku emrat e Ronaldinho dhe të vëllait ishin me kombësi paraguajane.