Të tjera detaje dalin nga vrasja e 23- vjeçarit Regis Runaj dhe pse ngjarja është ende pa autor.
Sipas “Panorama”, një orë para vrasjes të riun e kanë telefonuar dhe ka qenë pikërisht kjo telefonatë që dyshohet se e ka nxjerrë në takim 23 vjecarin, që më pas u gjet i pajetë.
Policia ka nisur hetimet rreth tabulateve te telefonit me qellim identifikimin e autoreve. Ajo që dihet tashmë, dhe një nga pistat e forta ku janë përqendruar hetimet është fakti që i riu ka qene mik i Emiljano Ramazanit ekzekutuar me 5 plumba pistolete ne date 20 korrik.
DENONCIMI
Burimet nga Policia bënë të ditur se kanë qenë qytetarë të rastit ata që kanë denoncuar në Polici, se një person ndodhej i shtrirë në një rrugicë të errët, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit. Policia, e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ka identifikuar kufomën si Regis Runaj, 22 vjeç.
Ky i fundit edhe pse kishte humbur jetën në vendin e ngjarjes, Policia në një komunikatë zyrtare pohoi se ai gjeti vdekjen në spital edhe pse trupi i tij kishte qëndruar në vendin e ngjarjes më shumë se një orë pas deklarimit të Policisë.
Gjithsesi, 22-vjeçari dyshohet se është masakruar për vdekje nga më shumë se dy persona, të cilët fillimisht e kanë marrë në një makinë dhe pikërisht në vendin ku edhe është gjetur 22- vjeçari, ata e kanë qëlluar shtatë herë me thikë dhe më pas janë larguar nga aty. Në vendin ku u gjet i vdekur 22-vjeçari, terreni është i errët, pasi rrugica nuk ka drita. Kjo ka bërë që autorët të veprojnë në qetësi dhe pa u vënë re nga askush.
HETIMI
Dyshimet e para të Policisë për vrasjen e të riut hidhen tek e vetmja pistë, tek ajo e vrasjes në mënyrë mafioze të Emiljano Ramazanit, i cili u ekzekutua para banesës së tij teksa parkonte makinën.
Vetëm dy ditë më parë Policia mundi të gjente armën me të cilën u vra Ramazani, ndërsa dyshimet hidhen te fakti se 22-vjeçari Rigers Runaj ka qenë mik me Emiljanon dhe ndoshta ka ditur ndonjë sekret rreth krimit.
Gjithsesi Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e vrasjes së tij, ndërsa edhe në këtë rast është bërë i mundur sekuestrimi i kamerave në rrugën kryesore, para rrugicës ku edhe ka ndodhur vrasja e të riut për të bërë të mundur identifikimin e ndonjë mjeti të dyshimtë që mund të ketë kaluar rreth orës ku edhe ka ndodhur vrasja e të riut.
Ndërkohë, burime nga uniformat blu kanë bërë shoqërimin e disa personave, të cilët i kanë marrë dëshminë lidhur me masakrimin e të riut.
Mësohet se asnjë prej tyre nuk ka dhënë ndonjë detaj që të vlejë për zbardhjen e ngjarjes, pasi askush nuk e ka parë momentin kur edhe është vrarë i riu. Ajo çfarë Policia po heton janë pamjet e kamerave të sigurisë që janë marrë në bizneset që ndodhen në segmentin rrugor ku është gjetur i vrarë 22-vjeçari./Panorama
