Policia e shtetit bën të ditur se është esktraduar nga Italia një 44-vjeçar pasi ish Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën arrest me burg për trafik droge.
Shtatë vite më parë ai ka tentuar të kalojë 61 kg kanabis me kamion për në Itali
NJOFTIMI I POLICISË
Tiranë
Shkeli urdhrin e mbrojtjes dhe ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses, arrestohet në flagrancë 31-vjeçari.
Vihen në pranga dhe 2 shtetas të tjerë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. D., 31 vjeç, pasi në fshatin Ballaj, Rrogozhinë, ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata për bashkëjetuesen dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, në banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. C., 41 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur një 18-vjeçare, në mënyrë të vazhdueshme.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. V., 23 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi në rrugën “Pjetër Bogdani”, gjatë kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
