Një i ri shqiptar ka humbur jetën teksa tentonte të kalonte shinat e trenit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ne qytetin Castelfiorentino, në Itali. Mediat italiane shkruajnë se 20-vjeçari ka pasur kufje ne vesh dhe nuk ka qenë i vëmendshem të dëgjonte se treni i ishte afruar shumë, aq sa e mori përpara dhe e tërhoqi disa metra zvarrë.
Edhe pse ndihma mjekësore iu dha në kohë, i riu nuk u mbijetoi dot plagëve.
