Policia kufitare në Kapshticë ka nisur hetimet për një 29-vjeçar i cili ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë kufitare duke i vendosur në pasaportë një kartëmonedhë 20 euroshe.

NJOFTIMI

Vijojnë kontrollet e detajuara për goditjen e paligjshmërisë.

Goditet një rast i korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Punonjësit e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kryerjes së proceduarave të regjistrimit të shtetasve që kalojnë kufirin, kanë goditur një rast të korrupsionit. Shtetasi P. L., 29 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në momentin kur punonjësi i Policisë i ka kërkuar pasaportën, ai ia ka dhënë atë, me një kartëmonedhë të prerjes 20 euro në brendësi të saj, me qëllim përshpejtimin dhe shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt tokës shqiptare, pasi kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme nga Maqedonia, drejt Greqisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit Financiar-Ekonomik pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë kanë shoqëruar 29-vjeçarin P. L., për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here