Një 27-vjeçar është kapur në kohë rekord nga policia pasi ka tentuar të vjedhë një shtëpi në plazh. Sipas policisë ai është futur me forcë në banesën ku jetonte me qira një grua duke e goditur atë me grushte dhe duke e kërcënuar me thikë.
Falë njoftimit dhe ndërhyrjes së menjëhereshme të policisë autori është arrestuar në flagrancë.
NJOFTIMI
Tentoi të vidhte nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), në banesën e një shtetaseje, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë arrestohet në flagrancë autori.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti i mprehtë (thikë).
Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, pas marrjes së informacionit se në një banesë në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, një shtetas po tentonte të vidhte me dhunë, menjëherë kanë mbërritur në adresën e dhënë, ku bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit D. T., 27 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas, ditën e djeshme, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, pasi është futur me forcë në banesën ku jetonte me qira shtetasja M. B., e ka goditur atë me grushte dhe nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), ka tentuar të vjedhë para në shtëpinë e saj.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti i mprehtë (thikë).
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
