Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tenton t’i ikë policisë, por nuk shpëton. Arma që iu gjet ishte për forca të armatosura

11:17 / April 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto policia naten
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Vlorës ka arrestuar një 29-vjeçar pasi qarkullonte me armë në qytet. Sipas policisë, E.H., është me precedent penal në këtë fushë, pasi është arrestuar dhe njëherë më parë për këtë.

Efektivët janë sinjalizuar se ai qarkullonte me armë në zonën e Ujit të Ftohtë dhe kanë konstatuar personin e dyshuar në një lokal. Sapo ka parë forcat e policisë ai ka tentuar të largohet. Por efektivët iu vunë në ndjekje duke e arrestuar në flagrancë.

“Shtetasi E.H., gjatë tentativës për ti shpëtuar Policisë, ka hedhur në tokë armën e zjarrin tip pistoletë CZ-P09, me 16 fishekë. 29 vjeçari ka qenë edhe më parë i arrestuar nga Policia për armëmbajtje pa leje në vitin 2012. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Mosbindja ndar urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, thuhet në njoftimin e policisë së Vlorës.

Por në fakt në njoftimet e ndryshme të policisë armët pa leje që u kapën personave janë kryesisht të markave TT apo Zastava, Glock. Arma që iu kap 29-vjeçarit, sipas një kërkimi të thjeshtë në internet rezulton të jetë një armë çeke. Modeli i CZ P-09 u krijua në bazë të bashkëpunimit afatgjatë me shumë operativë nga forcat e armatosura në mbarë botën.

Në fund të testimeve për këtë armë thuhet se ajo ka kaluar testet në mjedise të ashpra, dhe këto teste tejkalojnë standardet e përbashkëta ushtarake dhe të shërbimit.

arma forca të\ armatosura Policisë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.