Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tërmetet në Korçë, Ministria e Mbrojtjes: Emergjencat dhe spitalet në gatishmëri

13:17 / June 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ministria mbrojtjes
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një përditësim të fundit të të dhënave për tërmetet në zonën e Korçës ministria e Mbrojtjes thotë se janë në gatishmëri emergjencat dhe spitalet. Bëhet e ditur se katër persona kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në urgjencën e spitalit, pas rënies së mureve të disa banesave.

Në dispozicion të banorëve është vënë Detashmenti i Korçës, për montimin e çadrave që do të shkojnë nga DPRMSH si dhe një autobot me ujë të pijshëm.

Lexo edhe- Lëkundjet vazhdojnë. Sizmiologët: Tërmete tektonike, zona është aktive

NJOFTIMI I MM
Më datë 01.06.2019, në territorin e qarkut e Korçë janë regjistruar disa lëkundje tërmeti duke filluar nga ora 06:20 (GTM) deri në orën 09:00. Epiqendra e lëkundjeve ka qenë fshati Floq i bashkisë Korçë. Nga informacioni i marrë deri tani nga Prefektura Korçë, Policia e Shtetit dhe nga Spitali Rajonal i qytetit Korçë informohemi:

Banesa të evidentuara me çarje muresh, shembje çatie dhe shembje suvash deri tani në fshatin Floq dhe Dvoran janë 70 banesa. 50 banesa janë të vjetra dhe të pa banuara prej shumë vitesh.
Në fshatin Qafëzezë janë të dëmtuara nga tërmeti 10 banesa.
Në fshatin Vidohovë kanë pësuar çarje të mureve 20 banesa të vjetra.
Komisionet e konstatimit dhe vlerësimit të dëmeve janë në terren dhe po evidentojnë çdo dëm të shkaktuar.

Nga informacioni i marrë nga Spitali Rajonal Korçë, informohemi se 4 shtetas kanë shkuar në urgjencën e spitalit për të marrë ndihmën e parë pasi nga rënia e mureve të disa banesave kanë pësuar lëndime të lehta. Spitali Rajonal Korçë është në gatishmëri me autoambulanca, staf mjekësor dhe me kapacitet 300 shtretër për përballimin e çdo situate.

Është komunikuar me QBO-në në ministrinë e Mbrojtjes për të vënë në dispozicion Detashmentin e Korçës në ndihmë të banorëve për montimin e çadrave që do të shkojnë nga DPRMSH si dhe një autobot me ujë të pijshëm. Janë marrë masa edhe për furnizimin e banorēve me ushqime.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile është në gatishmëri dhe po ndjek hap pas hapi çdo situatë duke komunikuar me të gjitha institucionet qendrore dhe vendore për të kaluar sa më shpejtë këtë situatë të krijuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kaos në bankat amerikane, mijëra klientë pa akses në llogari, probleme me pagesat dhe tërheqjen e parave

12:18 / November 17, 2026

Veliaj kërkon shtyrjen e seancës në GJKKO: Gjendja shëndetësore më pengon të jem i pranishëm

12:11 / November 17, 2026

Kryeministri britanik Burnham: Brexit nuk ka funksionuar, Britania synon marrëveshje të re me BE-në

12:08 / November 17, 2026

“Përgjigje ndaj goditjeve ruse mbi infrastrukturën ukrainase”, Zelensky reagon pas sulmit ndaj urës së Krimesë

11:47 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.