Situata e krijuar pas tërmetit të 21 shtatorit solli një fokus më serioz ndaj ashensorëve në Tiranë. Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama i cili foli për një vendim me impakt afatgjatë përsa i përket masave detyruese për sigurinë e ashensorëve. Ai tha se investitorët e ashensorëve në përdorim nuk janë të impaktuar nga tërmeti.
Kemi vendosur të sigurojmë ekzaminim të plotë për ashensorët. Objektivi është që të sigurohemi që ashensorët të plotësojnë kriteret dhe nuk janë impaktuar pas tërmetit. Kemi marrë një vendim me impakt afatgjatë që parashikon masa detyruese për ndërtuesit, për një kontratë sigurimi me afat 10 vjet, me blerësit e apartamenteve, mbulon dëmet ndaj të tretëve”, tha Rama.
Por vendimi i fundit për sigurinë e ashensorëve është ai i vitit 2015, ndërkohë që në 2017-tën u krijua dhe institucioni përgjegjës për certifikimin dhe sigurinë e ashensorëve, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut.
Lexo edhe- A janë të sigurtë ashensorët në pallatet shqiptare? Mungon kontrolli periodik
