Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Tërnova” çon në pranga 42-vjeçarin, miku i tij pasagjer në makinë kishte me vete…

10:31 / July 31, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ternova
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre të arrestuar dhe katër në hetim është bilanci i operacionit “Tërnova” të organizuar nga policia e Dibrës. Në fshatin me këtë emër është arrestuar një 42-vjeçar pasi qarkullonte me armë pa leje me vete.

Po ndërkohë është arrestuar dhe miku i tij nga Tirana pasi i është gjetur një sasi lënde narkotike dhe kishte informacione se merrej me shpërndarje të drogës.

Ndërkohë një i tretë është arrestuar pasi kishte mbjellë kanabis në oborrin e shtëpisë së tij në Mat.

NJOFTIMI I PLOTE

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Tërnova”.

Operacioni i zhvilluar në Dibër, Bulqizë dhe Mat.

Sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike.

Vihen në pranga 3 persona dhe procedohen penalisht 4 të tjerë.

Në zbatim të plan-operacionit të bërë nga DVP Dibër janë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, kapjen e personave në kërkim dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Në këtë kuadër, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor “Tërnova”, si rezultat i të cilit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

R. I., 42 vjeç, banues në Tërnovë, Bulqizë, i cili u kap në fshatin Tërnovë, me automjetin “Land Rover”, duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë dhe 11 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Po në vijim të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi M. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili qarkullonte në mjet me shtetasin R.I, pasi u kap me një sasi të vogël lëndë narkotike. Ky shtetas dyshohet se merrej me veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes në doza të vogla të lëndëve narkotike.

Njëkohësisht në Mat është vënë në pranga shtetasi A. P., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e Policisë është konstatuar se shtetasi A. P. kishte kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tij.

Po në vijim të plan-operacionit, janë evidentuar dhe goditur 4 raste të krimeve mjedisore dhe janë proceduar penalisht shtetasit:

V. B., E. J., pasi janë konstatuar duke bërë ndërtime pa lejen e organeve kompetente.

I. D., A. Z., pasi janë konstatuar duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacion përkatës.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër dhe Mat, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria mposht Finlandën 2-0, Muçi dhe Manaj i japin fitoren kuqezinjve në “Air Albania”

22:40 / November 12, 2026

“Dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?”/ Veliu: Ja çfarë pritet nga Asambleja Kombëtare e PS

22:12 / November 12, 2026

Shqipëri-Finlandë, Rey Manaj shënon golin e dytë

22:00 / November 12, 2026

Muçi ngre në këmbë “Air Albania”-n me golin e tij spektakolar mdaj Finlandës

21:30 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.