Ambasadori i Turqisë, Murat Ahmet Yorok ishte sot i pranishëm në Shkodër, ku mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorave tek memoriali i Hasan Roza Pashes duke përkujtuar edhe dëshmorët e rënë në luftën e Çanakalase.
I pyetur pas ceremonisë për terrorizmin dhe ngjarjet e fundit, ai u shpreh se “terrorizmi është një e keqe që na ka hipur mbi kokë”.
“Terrorizmi e keqe që na ka hipur në kokën e gjithsecilit, të punojmë që terrorizmi të mos injektohet në kombe. Nuk ka dallim midis terrorizmit të mirë dhe të keq, është diçka e qortuar. Eshtë shumë e dëmshme ajo që ndodhi në Zelandën e Re dhe është e pamundur të justifikohet me mënyra të ndryshme”, tha Murat Ahmet Yorok .
Ai shtoi më tej se në Turqi do të mblidhen ministrat e jashtëm të Europës për të dikutuar mbi islamofobinë.
“Në Turqi do të mblidhen ministrat e jashtëm të Europës për të diskutuar mbi islamofobine dhe çështje të tjera dhe ne i kemi bërë ftesë edhe ministrit të jashtëm të Shqiperisë dhe shpresojmë të marre pjese”, u shpreh ai.
