Një 22-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Shkodrës pasi lëvizte me armë me vete. Sipas burimeve zyrtare ai është ndaluar nga Shqiponjat pas informacioneve të marra nga vetë qytetarët se në fshatin Grudë ishin dëgjuar të shtëna armësh.
NJOFTIMI I POLICISE
Qarkullonte me armë zjarri me vete, arrestohet në flagrancë nga Policia .
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 16 fishekë luftarak
Shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, pas informacionit të marrë nga qytetarët se në fshatin Grudë janë dëgjuar të shtëna armësh, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e personit që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative shërbimet policisë kanë ushtruar kontroll fizik në një lokal ku dyshohej se ndodhej dhe personi që kishte qëlluar me armë.
Gjatë kontrollit fizik të shtetasit P. Th. 22 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, Policia i gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri Pistoletë me 16 fishekë luftarak.
Nga veprimet e kryera rezultoi se ky shtetas kishte qëlluar në ajër me armë zjarri në fshin Grudë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
