Teuta Krasniqi dhe Blero u ndanë në mënyrë paqësore dhe ruajnë raporte miqësie me njëri-tjetrin dhe kjo dhe për hir të vajzës së tyre, Tara.
E ftuar së fundmi në emisionin “Rudina”, Teuta ka folur për marrëdhënien e saj me Bleron pas ndarjes dhe si është gjykuar nga të tjerët kur mori këtë vendim.
“Më kanë gjykuar, si është e mundur, pse ku ka në botë kështu… Më janë dukur budallallëqe gjykimet, sepse secili prind duhet të mendojë për të mirën e fëmijës, sepse fëmija nuk ka faj. Nuk ka përse të vuajë pasojat e ndarjes.
Jemi treguar që në fillim të pjekur në këtë aspekt, sepse unë vazhdoj të kem prioritet mirëqenien, shëndetin e vajzave para vetes edhe para gjithçkaje. Unë kam një të mirë, që në momentin që ndihem rehat me veten, edhe në momentin që unë vendos për një gjë, edhe gjithë bota me u ngrit, me më thënë që nuk është mirë, nëse unë mendoj që është mirë dhe e vlerësoj, thjesht do të vazhdoj me timen”, është shprehur Teuta.
Më pas ajo ka treguar se bashkëshorti i saj, Adonisi, është një njeri i mrekullueshëm dhe se ai e ka kuptuar që në fillim situatën në të cilën ajo ndodhet dhe prioritetin për Tarën. Më tej Teuta është shprehur se ka raport shumë të mirë edhe me bashkëshorten e Bleros, Afronën.
