U mbyll sot java e 29-të e Kategorisë Superiore, ku nuk kanë munguar dhe surprizat me Teutën e cila i lëshon fronin Vllaznisë dhe Partizanit, me dy të fundit që kanë 53 pikë, kurse Teuta është e treat me 52 pikë.
Laçi me barazimin ndaj Kastriotit humbet shansin e artë të fitojë terren në renditje teksa ndodhet në vendin e 4-ët në kuotën e 49 pikëve, ndërsa frohet Tirana pas fitores sot në Dyurrës dhe tashmë ka 46 pikë.
Kukësi duket larg të gjithve, si oëns Europë asbtu edhe mbijetesës. Kanë 36 pikë verilindorët, ndërsa 31 krutanët që janë në vend të 7. Me fitoren ndaj Apolonisë ngjitet Bylisi dhe shkon në 29 pikë, dy më pak se krutanët dhe gjashtë më shumë se korçarët, që me humbjen e sotme kanë 23 pikë, kurse Apolonia e fundit mbetet në kuotën e 17 pikëve.

