Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Tezja rreh mësuesen, ministrja Kushi: Dhuna jo zgjidhje, por janë marrë masa të menjëhershme

13:20 / April 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Evis Kushi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka reaguar për rastin e rëndë në Memaliaj, ku tezja e një fëmije dhunoi mësuesen e ciklit të fillores. Kushi thotë se është shumë e indinjuar dhe se dhuna nuk është zgjidhje në institucione arsimore. Ngjarja skandaloze ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Nimete Progonati”. Tezja shkoi të merrte mbesën e saj pasi mbaroi mësimin, por kjo e fundit ka pretenduar se është bullizuar dhe dhunuar nga mësuesja.

Postimi i plotë

Jam shumë e indinjuar nga rasti i dhunës së ushtruar mbi një mësuese në mjediset e shkollës 9-vjeçare “Nimete Progonati” në Memaliaj. Pavarësisht arsyeve që kanë shkaktuar këtë ngjarje, dhuna nuk është asnjëherë mënyra e duhur për zgjidhjen e konflikteve. Në institucionet tona arsimore funksionojnë të gjitha strukturat e nevojshme për menaxhimin dhe zgjidhjen e situatave problematike.

Edhe pse është një rast i izoluar, për të cilin u morën masa të menjëhershme që ditën e djeshme, unë shpreh solidaritetin dhe u bëj thirrje nxënësve, prindërve dhe gjithë shoqërisë që ta trajtojmë mësuesin me respektin dhe dinjitetin që meriton.

Ne nuk do të tolerojmë asnjë rast dhune, as ndaj nxënësve e as ndaj mësuesve, atyre që edukojnë me dashuri fëmijët tanë dhe përgatisin me përgjegjshmëri brezat e ardhshëm.

Dua të garantoj të gjithë prindërit që ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe do të marrim të gjitha masat që shkolla të jetë gjithmonë një mjedis i sigurt, i ngrohtë dhe i shëndetshëm për edukimin dhe mirëqenien e nxënësve tanë.

evis kushi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

10:55 / October 12, 2026

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Pas fasadës së mirëqenies: kontradiktat që sfidojnë mitin e “modelit nordik”

20:04 / October 11, 2026

Shteti hyn në lojën e dashurisë: Singapori krijon platformën që u gjen partnerë të rinjve

19:59 / October 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.