Më shumë se 10,000 deve do të vriten nga gjuetarë profesionistë për të ndaluar pirjen e më shumë ujë në Australinë e Jugut e prekur nga thatësira.
Gjuetia për vrasjen e tyre do të fillojë të mërkurën nga një urdhri nga drejtuesit Aboriginal në tokat Anangu Pitjantjatjara Yankunytjatjara (APY). Vendasit janë ankuar se kafshët kanë hyrë në bashkësi dhe po bëjnë kërdi pasi kërkojnë burim të disponueshëm uji, përfshirë çezmat dhe rezervuarët.
Thatësira është aq e madhe saqë devetë e egra shkojnë nëpër oborre banesash në përpjekje për të pirë ujë. Banorë të zonave thonë se ato pinë edhe uji e ngrohtë të kondicionerëve. Kafshët po vriten gjithashtu për shkak të shqetësimit për emetimet e gazrave serë, pasi ato lëshojnë metan ekuivalent me një ton dyoksid karboni në vit.
“Kjo ka rezultuar në dëme të konsiderueshme në infrastrukturë, rrezik për familjet dhe komunitetet, rritje të presionit të kullotjes nëpër tokat APY dhe çështje kritike të mirëqenies së kafshëve pasi disa deve vdesin nga etja ose shkelin njëri-tjetrin për të hyrë në ujë,” tha zëdhënësi.
“Në disa raste, kafshët e ngordhura kanë kontaminuar burimet e rëndësishme të ujit dhe vendet kulturore.”
Operacioni për të kontrolluar popullsinë e deveve, që vlerësohet të jetë 1.2 milion në të gjithë vendin, pritet të zgjasë pesë ditë. Kufomat e tyre do të lihen të thahen para se të digjen ose varrosen, njoftoi ABC News. Devetë u futën në Australi nga India dhe Afganistani gjatë shekullit të 19-të, dhe u përdorën për transport dhe ndërtim.
Nëse zhdukja nuk do të ndodhte, popullsia e deveve do të dyfishohej çdo tetë deri në 10 vjet.
