Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Thirrja e Bashës për mobilizimin e strukturave në zgjedhje, Duma: Duhet proces i koordinuar deri në hierarkinë më të lartë. Rikthimet në PD? S’kemi luksin të…

16:45 / October 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1568056822 duma
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtarja e Kryesisë së PD, Grida Duma është e bindur se opozita pas 6 vitesh e ka arritur qëllimin e saj. Imponimi që Bundestagu gjerman ka bërë përmes kushteve te vendosura për çeljen e negociatave. Për ish-deputeten janë sinjal i qartë se Edi Rama nuk mund të refuzojë më zgjidhjen e krizës politike.

“Nuk është më çështja a e pranon apo jo Rama këtë. Tashmë është e detyrueshme për të. Fakti që opozita shqiptare bëri të mundur që të ishte e detyrueshme dhe e imponuar nga Bundestagu gjerman për momentin historik në hapjen e negociatave, padyshim që është meritë e parë e opozitës shqiptare dhe Partisë Demokratike”, deklaron Duma.

Në një intervistë për ABC News, Duma thekson se PD mund të vijë në pushtet përmes një procesi të koordinuar dhe transparent brenda së djathtës.

“Në këto 6 vite është bërë mjaftueshëm, duke shkuar drejt qytetarit, duke bërë zgjedhje të brendshme, zgjedhje pas zgjedhjesh etj etj. Partia ka qenë gjithnjë në një modus zgjedhjesh dhe fushate. Padyshim moment i radhës kërkon: Qartësi! Qartësi! Qartësi! Një strategji e cila të koordinohet mirë, që nga terreni dhe deri në hierarkinë e lartë të Partisë Demokratike. Një koordinim i padiskutuar dhe transparent. Një koordinim nga platforma ekonomike e grupeve të punës, reformës zgjedhore, reformës në drejtësi dhe çdo element që prek politikbërjen”, thekson ish-deputetja e PD.

Rikthimin e ish-funksionarëve të lartë të PD nuk e sheh si problem, por kërkon që për hir të aksionit opozitar të ketë një përpjesëtim të drejte mes kontributit dhe vlerës që gjithsecili ka në parti.

“Një parti si Partia Demokratike padyshim ka nevojë për të gjitha kontributet.  Por besoj se kontributi duhet të akomodohet bashkë me vlerën e vetë. Absolutisht do të theksoj gjithmonë se nuk e zëvendëson asgjë eksperiencën. Eksperienca në ekzekutiv, në qeverisje, në parti, në fushata zgjedhore, në terren. Nuk kemi luksin t’i humbim këto. Por duhet të kemi kujdes që eksperienca të kombinohet me kontributin dhe me atë që është dhënia dhe angazhimi në opozitë”, deklaron Duma.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drafti për ndarjen e re të bashkive – Martin Leka: Protestat në bashkitë e vogla nxiten nga kryetarët që humbin pushtetin

17:11 / August 3, 2026

Sherri për një vajzë i merr jetën 24-vjeçarit shqiptar në Itali! Identifikohet autori, e goditi 3 herë me thikë në fyt

15:20 / August 3, 2026

Refuzohet garancia prej 50 mijë eurosh për Hashim Thaçin, i zgjatet paraburgimi edhe për dy muaj

14:08 / August 3, 2026

Zbulohet një lokacion i ri me mbetje të dyshuara mortore në Zubin Potok!

13:46 / August 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.