Aeroporti i Kukësit është bërë “mollë sherri” në rrjetet sociale mes ish-deputetit socialist Safet Gjici dhe kreut të PD-së, Arif Rexhmati.
Ky i fundit në një status në Facebook përmend Safet Gjicin “Sekretar të parë të Rilindjes” në Kukës. “Me urdhër të Sekretarit të Parë te Rilindjes, me falni , të ngarkuarit me punë te Rilindjes në Kukës, shumgjanësia e tij i ngarkuar nga naltgjatësia e tyre, pasi janë ezauruar të gjitha punësimet në administratën shtetërore duhet të punësohen jo pak por 200 persona në minierën dhe fabrikën e Kalimashit”, shkruan Rexhmati, duke u shprehur se do të vijnë gjermanët të punojnë në Kukës për aeroportin.
Nuk ka vonuar as përgjigja e vetë Gjicit, përmes një statusi në Facebook.. “Kukësi ka nevojë për burra të gjatë e të gjerë, për të sjellë investime, që ndikojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik e social të zonës. O i mjerë, që nuk ke bërë asgjë dhe kur ke qenë në pushtet!”, shkruan Gjici.
Ai i kujton kreut të PD-së së Kukësit se “30 qershori erdhi dhe do marrësh përgjigjen nga ata që ke mashtruar, sidomos bujqit kuksianë, që i rrënove me “leksionet” apo medikamentet e falsifikuara dhe skaduara! Gjumi letargjik dhe mashtrimet do marrin fund, pasi kuksianët e dinë mirë se kush jeni Ju!”