Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Tifozët maqedonas me kore fashiste ndaj shqiptarëve në ndeshjen e Shkëndijës

18:10 / April 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vardar Shkëndija
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tifozët maqedonas “Komiti” sërish kanë shfryrë urrejtjen ndaj shqiptarëve. Thirrjet e tyre fashiste janë përsëritur edhe në ndeshjen Vardar-Shkëndija që u zhvilluar në Shkup, në derbin e javës së 28-të të ligës së parë të Maqedonisë Veriore në futboll.

Që nga fillimi i ndeshjes, huliganët maqedonas të Vardarit kanë nisur të lëshojnë në kor ofendime dhe fyerje fashiste, duke mos kursyer asnjë fjalë të keqe për shqiptarët.

Huliganët maqedonas ishin edhe më të zëshëm në momentin kur spikeri zyrtar kërkonte që të ndalojnë me ofendime dhe fyerje në baza kombëtare.

Trajneri i Vardarit, Aleksandar Vasoski, e pranon se fyerjet raciste të Komitëve ndaj shqiptarëve e dëmtojnë futbollin vendor dhe nuk duhet të jenë të pranishme nëpër stadiume. Megjithatë, ai thotë se ndjehet i pafuqishëm për ta ndryshuar këtë situatë.

Ulërimat anti-shqiptare të huliganëve të tërbuar maqedonas në një moment të ndeshjes detyruan edhe arbitrin kryesor që të ndërpresë takimin për disa minuta. Por, huliganët maqedonas nuk janë mjaftuar vetëm me thirrjet fashiste. Të pakënaqur nga rezultati, nga fundi i ndeshjes kanë hedhur mjete të ndryshme në fushë, duke qëlluar edhe mbrojtësin e Shkëndijës, Mevlan Murati.

Ndërkohë, nga komisioni garues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë thonë se të martën (16 prill 2019) do të kenë mbledhje dhe se pritet të ngritet procedurë kundër klubit të Vardarit.  /Gazeta Lajm

kore ndeshje Shkëndija vardari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

09:46 / June 3, 2026

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

08:57 / June 3, 2026

Miqësoret e Kombëtares, Uzuni: Trajneri i ri luan ofensiv, dua të shënoj sa më shumë gola

12:10 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.