Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Tifozët shqiptarë do të “pushtojnë” Gjermaninë, e konfirmon presidenti i federatës gjermane

13:36 / December 16, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KOMBETARJA 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria do të luajë për herë të dytë në fazën finale të kampionatit europian. Këtë herë me Sylvinhon në stol do të synojnë jo vetëm pjesmarrjen, por edhe kalimin e grupeve. Të gjithë shpresojmë, pavarësisht se rivalët në grup janë të “frikshëm” si Spanja, Kroacia dhe Italia.

Por pavarësisht kësaj, një gjë është e sigurtë që mbështetja nga tifozët nuk do të mungojë. Pritet një numër i lartë nga mbështetësit e kombëtares në stadiumet ku do të luajnë kuqezitë. Në fakt diçka të tillë e ka konfirmuar edhe presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), Bernd Neuendorf.

Kreu i DFB ka theksuar se Shqipëria është një nga 3 vendet qe kanë më shumë kërkesë për bileta për të parë kombëtaren në Euro 2024.

“Kemi kërkesa për bileta nga 206 vende. Kërkesat më të shumta vijnë nga Kroacia, Shqipëria dhe Turqia,” theksoi Bernd Neuendorf.

Kujtojmë se ndeshja e parë që do të luajë kombëtarja shqiptare do të jetë ndaj Italisë më 15 qershor në  “Westfalenstadion” të Dortmundit. 4 ditë më pas do të duelojnë me Kroacinë në “Volksparkstadion” në Hamburg, teksa sfida e fundit do të jetë ndaj Spanjës më 24 qershor në “Merkur Spiel-Arena” të Dusseldorf.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën

21:18 / November 3, 2026

Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë në moshën 30-vjeçare sulmuesi i Tenerife-s pas përplasjes së rëndë në fushë

10:47 / November 3, 2026

Momente paniku, futbollisti pëson arrest kardiak gjatë ndeshjes

21:00 / November 2, 2026

Granit Xhaka rikthehet te Zvicra, merr sërish shiritin e kapitenit pas pezullimit

14:18 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.