Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tirana mirëpret kryetarët e bashkive të Ballkanit në Forumin Urban të B-40, Veliaj: Puna jonë e fokusuar te fëmijët

14:45 / December 7, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tirana u kthye këtë të shtunë në kryeqytetin e bashkëpunimit mes qyteteve të Ballkanit, duke mirëpritur kryetarë bashkish nga rajoni në kuadër të rrjetit më të madh të bashkive të Ballkanit, B-40. Në Forumin Urban të Tiranës, me temë “Lidershipi për qytete të jetueshme”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi rëndësinë e qyteteve si qendra të zhvillimit ekonomik dhe social në Shekullin XXI.

Ai nënvizoi se Tirana i ka kushtuar një vëmendje të posaçme të rinjve dhe fëmijëve në politikat e saj. “Ne jemi fokusuar te fëmijët sepse ata janë 100% e ardhmja”, tha Veliaj. Sipas tij, Tirana është sot një qytet i hapur, mikpritës dhe dinamik. “Unë jam rritur në këtë qytet, kur kishte vetëm 200 mijë banorë dhe të gjithë ishin shqiptarë. Sot është një qytet ku vijnë me mijëra turistë çdo muaj. Vendet mund të ndryshojnë, qytetet mund të ndryshojnë, dhe nga një vend i izoluar, me një regjim që i shkatërroi të gjitha, sot jemi një vend i hapur, ku na vizitojnë kaq shumë miq nga e gjithë bota”, shtoi ai.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, falenderoi kryebashkiakun Veliaj për lidershipin dhe mikpritjen, duke e cilësuar Tiranën si një shembull të bashkëpunimit rajonal.

“Jam tej mase i lumtur që jam këtu sot me ju, teksa mbyllim mandatin e suksesshëm të Tiranës si Presidente e rrjetit tonë të qyteteve ballkanike B-40. Nën lidershipin e kryetarit të bashkisë, vëllait tim, Erion Veliaj, i cili mori frerët e drejtimit në fillim të vitit 2024, B-40 është bërë pikërisht një shembull ndriçues i bashkëpunimit në Ballkan dhe më tej. Falë lidershipit të tij vizionar, Tirana është rritur në mënyrë të qendrueshme, duke çimentuar pozicionin e saj si një hub ndërkombëtar i kulturës dhe inovacionit, dhe një fuqi prodhuese për rrjetin B-40 dhe rajonin. Forumi Urban i Tiranës është një dëshmi e këtij vizioni”, tha Imamoglu.

Në një atmosferë miqësore, kryetarë bashkish dhe përfaqësues të qeverive lokale ndanë përvojat e tyre për sfidat dhe inovacionet që lidhen me zhvillimin urban. Ky forum shënon një moment të rëndësishëm për Tiranën, e cila mbajti përgjatë 2024 presidencën e saj në rrjetin B-40, duke treguar se bashkëpunimi rajonal është çelësi për të ardhmen e qëndrueshme të qyteteve të Ballkanit.

forumi urban tirana veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Alarmi u dha nga Gjermania, AKU thirrje konsumatorëve të mos konsumojnë këtë pije

13:48 / July 22, 2026

Mbi 30 mijë hektarë të djegur, Spanja në betejë me flakët dhe vapën ekstreme

12:56 / July 22, 2026

Britani e Madhe/ Nga bileta e autobusit te fatura e energjisë elektrike, qeveria e re premton lehtësim për koston e jetesës për qytetarët

12:14 / July 22, 2026

Pas stuhisë, probleme me energjinë në disa qarqe; MIE: Akset të kalueshme, vijon puna për normalizimin e situatës, mbi 1000 punonjës në terren

11:40 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.