Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Tirana të marrë titullin “Kryeqyteti Europian i Sportit”, Veliaj me sportistët: Rritet prestigji

13:23 / October 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veliaj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zhvilluar një takim sportistë, presidentë të federatave sportive dhe përfaqësues të sportit, për të diskutuar lidhur me aplikimin e qytetit të Tiranës për të marrë titullin e Kryeqytetit Evropian të Sportit për vitin 2023. Veliaj tha se vlen çdo mendim dhe lobim që Tirana ta fitojë këtë titull, për të vijuar me suksesin e Kryeqytetit Europian të Rinisë, tanimë edhe në sport.

“Shumë njerëz më pyesin pse na duhej titulli Kryeqyteti Europian i Rinisë. Mund t’i kishim bërë aktivitetet edhe pa këtë titull. Por, është prestigj për qytetin, një stimul, një mënyrë si marketohet emri i qytetit. Tirana vlente më pak kur disa vitesh plehrat ishin mullar, sot vlen më shumë sepse njerëzit thonë: Nëse nuk vjen për tre muaj në këtë qytet, s’e kupton ku je, sepse ndryshon shumë shpejt. Ndaj, besoj se marrja e titullit Kryeqyteti Europian i Sportit 2023 është shumë i rëndësishëm për Tiranën dhe sportin shqiptar“.

Kryebashkiaku shtoi se Tirana po investon më shumë se kurrë më parë në sport dhe sipas tij, kjo do të vijojë edhe me realizimin e projekteve të mëdhaja, pavarësisht titullit vitin e ardhshëm.

“Ne do fillojmë punimet për Pallatin e ri të Sportit “Asllan Rusi”; të njëjtën gjë do të bëjmë edhe me stadiumin “Selman Stërmasi” sepse besoj se është shumë herë më e mirë që të kemi një hapësirë, siç është Arena Kombëtare, por nuk mjafton për të gjitha aktivitetet e qytetit, ekipet dhe skuadrat që janë shtuar. Ne, me ose pa titullin, do ta organizojmë edhe Maratonën e Tiranës, po ashtu edhe Triathlonën. Sigurisht, titulli na jep një stimul më shumë, por ky është viti për të bërë këto investime, siç përdorëm vitin e Rinisë për të bërë më shumë gjimnaze e për të bërë më shumë palestra e më shumë terrene”.

Titulli “Qyteti Europian i Sportit 2023” jepet për qytete të ndryshme europiane nga institucioni ACES EUROPE, i afiliuar pranë Komisionit Europian në Bruksel. Disa nga qytetet që e kanë marrë këtë titull janë: Getafe e Bilbao (Spanjë), Firence e Siena (Itali), Leuven (Belgjikë), Rovaniemi (Finlandë), Setubal e Braga (Portugali), Nice e Pau (Francë), Tiburg (Hollandë), Insbruk (Austri) etj.

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Nuk je më babai im’, Francesco Totti zbulon momentin e vështirë me vajzën pas ndarjes nga Ilary Blasi

22:58 / September 24, 2026

Elbasani në hartën sportive të Europës, shpallet “Qyteti Europian i Sportit 2027”

22:39 / September 23, 2026

Tre ditë para sfidës me Bjellorusinë, Kombëtarja stërvitet pa dy futbollistë

20:56 / September 23, 2026

Mjekja hedh poshtë pretendimet e Granit Xhakës: E kam vaksinuar vetë

22:40 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.