Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tiranë/ Gruaja e ndjek 200 metra të riun, e përplas me makinë dhe më pas e godet me shkelm (VIDEO)

22:29 / September 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aksident
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një aksident absurd ka ndodhur së fundi. Një grua merr përpara me makinë një qytetar me motor, duke e dëmtuar atë. Si të mos mjaftonte, gruaja zbret nga makina dhe e qëllon me shkelma djalin e plagosur.

Janë pikërisht këto pamjet e transmetuara mbrëmjen e kësaj të hëne në emisionin investigativ Stop, në Televizionin Klan.

Bëhet fjalë për një video të mbërritur në redaksinë e emisionit, që siç shprehen drejtuesit e Stop është një çështje që do ta trajtojnë nga dita e nesërme.

“Në 067 22 088 88 na ka ardhur një video. Pyetëm si ishte historia dhe ishte e habitshme. Në fakt sot do të shikoni vetëm një pjesë, preludin e saj, sepse detajet e zhvillimit nga nesër e pas do t’i shikoni të gjitha”,tha drejtuesi i Stop, Saimir Kodra.

Ky i fundit nga studio tregoi se shoferja e ndoqi motoçiklistin për të paktën 200 metra me qëllim që ta përplaste. Pasi e arriti, ajo e aksidentoi me makinë, por nuk u mjaftua me kaq. Gruaja, e cila siç mund të duket në pamje, shfaqet tejet e revoltuar, doli nga automjeti dhe e goditi të plagosurin me shkelm.

“Momenti që do të shikoni është një makinë që e ka ndjekur për 200 metra prapa një motor, e përplasi sepse e ndoqi pikërisht për ta përplasur… e shtriu në tokë si lopa dhe i del drejtuesja e automjetit, që ishte femër edhe i hy në shkelma në tokë drejtuesit të motorit. Vjen ambulanca, sigurisht djali nuk çohet vetë, e marrin dhe e çojnë në Spitalin e Traumës dhe kurohet për 3-4 ditë”, tha drejtuesi i Stop, Saimir Kodra.

Kodra tha më tej se drejtuesja e makinës endet e lirë rrugëve të Tiranës.

“Pse i japim këto pamje? Për të kuptuar ju atë se çfarë do të vazhdojmë ne nesër si emision. Që kjo drejtuese automjeti, me këtë akt me vetëdije, përplasje, shkelm e të gjitha të tjerat, sot është në mes të Tiranës dhe nuk ndenji asnjë ditë në komisariat. I vetmi që është i dëmtuar është djali, me krisje, me thyerje, motori që i është prishur, etj”./TVklan

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I dënuari me 6 vite burg për trafik droge, kapet në Durrës 50 vjeçari, pritet të ekstradohet në Itali 

11:51 / August 2, 2026

Erdhën për pushime, 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë për të na marrë para, policia nuk ndërhyri

17:45 / August 1, 2026

Neutralizohen flakët në Drenovë të Mallakastrës, dogjën 10 hektarë me ullinj dhe pyll

17:26 / August 1, 2026

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, pritet ekstradimi në Shqipëri, SPAK del me njoftim zyrtar

16:37 / August 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.