Një 29-vjeçar ka tentuar ti japë fund jetës duke u vetëdjegur me benzinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Nisharakut në Tiranë.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, tek Ish-Nisharaku, dyshohet se kushte të rënduara psikologjike, ka tentuar të vetëdigjet me benzinë, shtetasi A. M., 29 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
