Tentativa për të arrestuar një hajdut të cilit i kishin zbuluar vendndodhjen per pak sa ska rezultuar fatale për disa policë në Tiranë. Pasi grupi i policëve është afruar vendit ku ndodhej hajduti, ai i ka pikasur dhe u është përgjigjur menjëherë duke qëlluar me armë në drejtim të tyre. Pas kësaj, ai ka mundur që të arratiset ndërsa unifromat blu janë vënë pas në ndjekje të tij.
Informacioni i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas informacioneve të siguruara për vendndodhjen e një personi në kërkim për vjedhje, janë vënë në ndjekje të tij. Shtetasi në kërkim E. Ç., kur ka konstatuar se po ndiqej nga shërbimet e Policisë, ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar me shpejtësi. Shërbimet e policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e shtetasit në kërkim që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.
