Pas atij aksidenti tragjik të regjistruar në Belgjikë, ku vdiq piloti francez, Anthoine Hubert një përplasje e dhunshme u regjistruar në Sochi. Protagonistë ishin rusi, Nikita Mazepin dhe japonezi, Nobuharu Matsushita, të cilët dolën nga pista që në xhiron e parë të garës së së dielës.
Shpejtësia e madhe dhe shkelja e pengesave në zonën e pistës bëri që makinat të humbasin kontrollin dhe të përplaseshin furishëm me muret anësore. Sikur të mos mjaftonte kjo, makina e Matsushita u përplas edhe nga njëvendëshja e Mazepin, duke pësuar dëmtime të shumta.