Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tonin Vocaj pas largimit: Reduktuam krimin

14:46 / November 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 800 0 630f28eb19680
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tonin Vocaj, drejtori në largim i Policisë së Tiranësu ka dërguar një letër vartësve të tij, duke renditur disa nga sukseset. Pas miratimit të ligjit të ri për Policinë e Shtetit, drejtori i përgjithshëm, drejtorët e qarqeve dhe shefat e komisariateve do të emërohen përmes një procesi testimi dhe vlerësimi. Në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, u emërua këtë e enjte, Elton Alushi.

“Falë bashkëpunimit tuaj të palodhur dhe përkushtimit të pashoq, situata kriminale në qytetin tonë ka njohur stabilizim të dukshëm. Ky vit ka regjistruar vetëm 8 vrasje, nga të cilat vetëm një rast ka prapavijë të krimit të organizuar, dhe 7 vrasje të zbuluara e të dokumentuara me prova të pakundërshtueshme ligjore.

(Për vrasjen e ndodhur më datë 13.11.2024, po punohet nga një grup i posaçëm hetimor.) Reduktimi i krimeve në volum ka qenë i dukshëm është e evidentuar një ulje e ndjeshme e vjedhjeve dhe e veprave penale kundër personit. Siguria në shkolla dhe lufta pa kompromis kundër shpërndarësve të lëndëve narkotike ka qenë një konstante në punën tonë. Po ashtu, ky qytet është vizituar nga miliona turistë të cilët falë jush kanë gjetur një ambient të sigurt”, shkruan Vocaj.

Ai gjithashtu vë në dukje sukseset në Bashkinë e Krujës, e cila ka kaluar në juridiksionin e Policisë së Tiranës rreth një vit e gjysmë më parë. “Situata e rendit dhe e sigurisë atje është shumë më e stabilizuar se më parë, dhe kultivimi i bimëve narkotike në territorin e bashkive Tiranë, Kamëz dhe Vorë është pothuajse inekzistent. Në Bashkinë e Krujës, ky fenomen është përgjysmuar në krahasim me një vit më parë”, shkruan Vocaj.

Policia Tonin Vocaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.