Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Trafikonin drogë drejt Maqedonisë së Veriut, në pranga babë e bir

10:24 / September 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
akanabis
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona të cilët transportonin lëndë narkotike drejt Maqedonisë së Veriut përmes kufirit jeshil.

Në sajë të operacionit të koduar “Rrajca” janë vënë në pranga babë e bir A. B., 47 vjeç, dhe I. B., 22 vjeç, nga fshati Sutaj-Prrenjas dhe janë sekuestruar 55 kg Kanabis Sativa.

Ata janë kapur në flagrancë gjatë operacionit rreth orës 21:30, në fshatin Rrajcë-Sutaj, duke transportuar me një kafshë pune, rreth 55 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis-Sativa.

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet operacioni “Rrajca”.

Operacioni për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të narkotikëve.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me forcat e policisë të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Sekuestrohen rreth 55 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Në pranga dy shtetas që transportonin lëndën narkotike në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se dy shtetas po tentonin të trafikonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit jeshil për në Maqedoninë e Veriut, menjëherë kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë dhe Stacionin e Policisë Përrenjas, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Rrajca”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • A. B., 47 vjeç, dhe I. B., 22 vjeç, të dy banues në fshatin Sutaj-Prrenjas.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë gjatë operacionit rreth orës 21:30, në fshatin Rrajcë-Sutaj, duke transportuar me një kafshë pune, rreth 55 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis-Sativa.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim dhe me persona të tjerë kanë organizuar trafikimin e lëndëve narkotike kryesisht të llojit Cannabis-Sativa, nëpërmjet kufirit të gjelbër nga Shqipëria në drejtim të shtetit të Maqedonisë së Veriut.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vazhdon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të perfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Trafikimi i narkotikëve e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

1.8 miliardë lekë për rindërtimin në Tiranë/ Demo jep lajmin: Financim për zhbllokimin e punimeve në Kombinat dhe “5 Maji”, synohet përshpejtimi i procesit

16:03 / November 16, 2026

Ukraina godet urën e Kerçit që lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar

16:01 / November 16, 2026

“Na merrni në tryezën europiane, nuk shpëtoni dot prej nesh”/ Rama i bën thirrje BE-së: Ka ardhur koha që vendet kandidate të bëhen pjesë e tryezës europiane

15:15 / November 16, 2026

“Po zbatojmë rregullat pa qenë ende në tryezën europiane”/ Rama nga Brukseli: Shqipëria përmbush më shumë kritere se vendet para anëtarësimit

15:09 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.