Gjyshja dhe nipi janë viktimat e shpërthimit dhe zjarrit në një apartament në rrugën 38 Folegandrou, në Kato Patisia të Greqisë, që ndodhi mëngjesin e sotëm.
Sipas mediave vendase dhe informacionit nga Shërbimi Zjarrfikës, në apartamentin që ndodhet në katin e 4-të të një ndërtese pesë-katëshe, pati një rrjedhje nga një bombol gazi, e cila më pas shpërtheu duke shkaktuar dy viktima. Nipi, rreth 35 vjeç, u hodh nga shpërthimi dhe u gjet i vdekur në trotuarin para pallatit, ndërsa gjyshja e tij, 80 vjeçe, u gjet e djegur pasi zjarri u shua nga zjarrfikësit.
Rasti u mor nga Policia dhe Departamenti i Sigurisë i Agios Panteleimonas, i cili po kryen një hetim paraprak për rrethanat në të cilat ndodhi shpërthimi.
