Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Tragjedi në Serbi/ Ndërron jetë gjatë ndeshjes ish-lojtari i Tiranës, Mladen Zizovic (Video)

22:41 / November 3, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zizovic 1762203499 mladenzizovic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Futbolli në Serbi është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Trajneri i Radnicki 1923, Mladen Zizovic, ka ndërruar jetë mbrëmjen e të hënës, pasi pësoi kolaps në pankinë gjatë ndeshjes së Superligës serbe kundër Mladost Lucani. Ai ishte vetëm 44 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në minutën e 20-të të sfidës, kur 44-vjeçari u rrëzua para pankinës së tij. Atij iu dha ndihma mjekësore dhe u dërgua me ambulancë drejt spitalit. Gjyqtari më pas rifilloi ndeshjen, për ta ndalur para fundit të pjesës së parë, kur u mësua lajmi tragjik se ai nuk ia kishte dalë.

Zizovic ishte një figurë e njohur e futbollit ballkanik. Gjatë karrierës si lojtar, ai ka spikatur me Zrinjski Mostar, ndërsa ka veshur edhe fanellat e Borac Banja Luka dhe KF Tiranës, ku aktivizohej në sezonin 2010-11 në Kategorinë Superiore (18 ndeshje, 1 gol).

Pas varjes së ‘këpucëve në gozhdë’, ai nisi karrierën si trajner në vitin 2017, duke drejtuar skuadra si Radnik Bijeljina, Zrinjski Mostar, Sloboda Tuzla, Al Kholood (Arabia Saudite), Shkupi (Maqedonia e Veriut), Borac Banja Luka dhe së fundmi Radnicki. Vetëm një muaj më parë ai kishte marrë drejtimin e Radnicki 1923, ku arriti të drejtonte vetëm dy ndeshje para ndarjes së parakohshme nga jeta.

Tragedija u Lučanima, preminuo Mladen Žižović, utakmica Mladost – Radnički odmah prekinuta. pic.twitter.com/oOGnZiTOfW

— Aleksandar Ilić (@aleks89ilic) November 3, 2025

ish lojtari nderron jete serbi tiranes tragjedi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stërvitja e dytë e Kombëtares në Barcelonë, fokusi te taktika dhe goditjet standarde

20:59 / November 11, 2025

Del Piero mbush 51 vjeç, klubi bardhezi e uron me tortën e veçantë

12:03 / November 9, 2025

Nga Sarajeva në Ukrainë e deri në Serbi: Kush kërcënoi me masakër në protestën në Beograd?

22:31 / November 7, 2025

Hiqej si polic në rrugët e Tiranës, arrestohet 20-vjeçari me uniformë dhe dokumente të falsifikuara

16:20 / November 2, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.