Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tragjike/ Tre fëmijë hyjnë të lahen në liqen, 2 prej tyre humbin jetën

22:49 / June 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Liqen 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje e rëndë u shënua në Kosovë. Në fshatin Milloshevë të komunës së Obiliqit, në një hapësirë me ujë, në formë të një liqeni të vogël artificial, me thellësi disa metra, 3 fëmijë (dyshohet se kishin shkuar të laheshin) dhe dy nga ata, të moshës 9 dhe 11-vjeçar, nuk kanë arritur të dilnin nga uji.

“Fëmija i tretë, me vrap ka shkuar dhe kërkuar ndihmë nga qytetarët më të afërt. Po ashtu policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes së bashku më ekipin mjekësor. Një qytetar ka arritur ta nxjerr nga uji njërin fëmijë. Qytetari dhe ekipi mjekësor i kanë ofruar ndihmën e parë fëmijës, por bazuar në konstatimet e mjekëve trupi ishte pa shenja jete” informon policia e Kosoves.

Në vend-ngjarje janë ftuar edhe ekipi i kërkim-shpëtimit i FSK-së. Ata, pas një kërkimi, kanë arritur që rreth orës 17:10 ta gjejnë edhe trupin tjetër, i cili po ashtu bazuar në konstatimet e ekipeve mjekësore që ishin në vend-ngjarje ishte pa shenja jete. Në vend të ngjarjes ka dal prokurori dhe kryetari i Komunës së Obiliqit.

Njësitet relevante policore, përfshirë hetues policorë dhe krim-teknika, kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes. Bazuar në vendimin e prokurorit, dy trupat e pa jetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti iniciohet si ‘hetim mbi vdekjen’. Rasti do të kompletohet nga hetuesit policorë me deklarata, dëshmi relevante dhe raportin nga IML-ja.

2 femije Kosove liqen mbyten
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Kosova duhet t’i japë fund paralizës politike! Uniteti kombëtar, më i rëndësishëm se kurrë

10:48 / September 4, 2026

Witkoff dhe Kushner drejt Kievit e Moskës, SHBA intensifikon përpjekjet për një zgjidhje të luftës Rusi-Ukrainë

09:57 / September 4, 2026

Vance për konfliktin me Iranin: Kjo nuk është luftë! Trafiku në Ngushticën e Hormuzit është “pothuajse normal”

09:37 / September 4, 2026

Goditen dy raste prostitucioni në Tiranë, në pranga dy vajza nga Brazili dhe një nga Kolumbia

09:34 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.