Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Trajneri i Partizanit: Kishim shumë probleme, nuk mund të luajmë kështu në Europë

23:58 / August 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trajneri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Trajneri i Partizanit, Zoran Zekiç, është shprehur i dyzuar pas kualifikimit të skuadrës së tij në turin e tretë të Ligës së Konferencës.

Nga një anë, ai ishte i kënaqur për kualifikimin, por nga tjetra, nuk e shihte krejtësisht pozitivisht paraqitjen e ekipit të tij.

“Mund të them faza ofensive kishte shumë shanse, por nuk shënuam shumë. Megjithatë, kishim shumë, shumë probleme taktikisht, ndërrova sistem pas 5 minutash. Ishin shumë të hapur dhe ishim vonë, se skuadra kundërshtare nuk la hapësira. Mund të jem i lumtur për rezultatin por nuk do të fle sot se duhet të punoj shumë e mendoj si të përmirësoj për ndeshjen tjetër. Sinqerisht, nuk mund të luajmë kështu në Europë.

Nuk kemi shumë mundësi për lëvizje, kemi 10 ditë. Nuk e kam parë Valmierën, por di që ka luajtur kundër Olimpija Ljubljanës dhe është ekip serioz. Kam miq atje dhe do të pyes. Duhet të jemi më kompakt e me disiplinë. Për ne në këtë moment ndeshja ndaj një kundërshtari si sot, është shumë, shumë i vështirë.

E pashë pas 5 minutash që kishim shumë probleme. Duhej të kishim në lojtar më shumë në mes të fushës. Por duhej të bënim më shumë lëvizje. Vendosa Rrapajn të mbështeste Hadrojn dhe pastaj numrin 6 që të mbështeste këtë linjë. Nuk ishim të përgatitur për topin e gjatë. Ne humbëm Mensah, një ditë më parë Maget. Ai duhej të luante, por do të sillte probleme ndaj bëmë rotacion.

Nëse dhurojë të njëjtën përformancë si ndaj BATE, mendoj se kemi më shumë shanse për kualifikim. Ne kemi shanse të mira, por duhet të kemi energji, të luajmë më mirë dhe në pozicion. Skuadra e ka treguar se mund të luajë kështu. Por kem edhe probleme të tjera. Shpresojmë se kemi disa ditë për të përgatitur këtë ndeshje”, tha Zekiç për MCN pas ndeshjes.

europe partizani Zoran Zekic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

Vala ekstreme e të nxehtit shkakton mbi 10 mijë vdekje në Europë, alarm i kuq në disa vende

13:38 / July 14, 2026

Franca dhe Gjermania thërrasin ambasadorët rusë, akuza të rënda për sulme kibernetike ndaj Europës dhe paralajmërim për sanksione të reja

12:49 / July 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.